Sulmuesja shqiptare largohet nga Reali i Madridit, mesazhi i saj

26/05/2022 11:32

Shumë lojtare të Realit Madridit si dhe trajneri Alberto Toril nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së kryeqytetit spanjoll. Gjithçka u bë e ditur pas humbjes përballë Barcelonë në “Kupën e Mbretëreshës”.

“Faleminderit për gjithçka Madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them përveçse do te kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.

Ky është mesazhi i Kosovare Asllanit, që mbyll përvojën e saj me fanellën e bardhë. Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh, është aktivizuar me Real që nga viti 2020. Në 46 ndeshje në kampionat 32-vjeçarja ka mundur të realizojë 19 gola.

 

Top Channel