Video/ Njihuni me njeriun që u shndërrua në qen, iu deshën 40 ditë dhe 12 mijë dollarë për këtë pamje
26/05/2022 17:24
Për njerëz të ndryshëm ëndrrat janë me botëkuptime të ndryshme. Për një burrë japonez ëndrra e tij përputhej me një fiziologji të veçantë.
Toko-san kishte ëndërr prej kohësh të kthehej në një kafshë, pasi ishte lodhur me jetën e tij monotone si një njeri. Pas një pune 40 ditore ai arriti ta përmbushte këtë dëshirë të madhe dhe u shndërrua në një qen të rracës “Collie”
Ai ishte në gjendje t’i nënshtrohej transformimit të tij me ndihmën e një agjencie profesionale e cila sipas raporteve lokale, prodhon kostume dhe ofron skulptura për filma dhe reklama. Kostumi i veçantë i “Collie” për Toko thuhet se kushtoi më shumë se 12 lakhs ₹ (12 mijë dollarë) dhe u deshën 40 ditë për t’u bërë.
Top Channel