Salah refuzon të flasë për rinovimin: Unë nuk jam egoist, dua të shoh Henderson me trofeun lart

26/05/2022 16:35

E ardhmja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool vijon të jetë e rrethuar me shumë “re të zeza”.

Sulmuesi së fundmi i është shmangur sërish pyetjes mbi të ardhmen teksa ka theksuar se mendja e tij është tek finalja e Champions League, ndaj Real Madrid dhe se do të tregohej egoist nëse në këtë pikë të sezonit do të mendonte për shifrat në kontratë.

“Në mendjen time, në këtë fazë që është sezoni, nuk mund të mendoj për rinovimin e kontratës. Unë nuk dua të tregohem egoist, e kam mendjen tek skuadra sepse është një fundjavë shumë e rëndësishme për ne. Dua të fitoj me çdo kusht trofeun e Champions League, dua të shoh Henderson të ngrejë lart trofeun dhe më pas ta kaloj atë tek unë. Me siguri që do të qëndroj sërish te Liverpool edhe për sezonin e ardhshëm, por të shohim. Ka kohë”, u shpreh Salah./ SuperSport

Top Channel