Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel tha se përfaqësuesit e maxhorancës në negociatat nuk ranë dakord për formulën e Enkelejd Alibeajt.

“Partia Socialiste e ka respektuar marrëveshjen, ne thamë jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë, nuk u caktua formula, do të jap unë katër do zgjedhësh dy. Ai tha a jeni dakord me këtë, krahu tjetër u përgjigj jemi dakord, por dokumenti nuk është pranuar i tillë, është naivitet dhe të them që hajde diskutojmë pa kushte, të biem dakord për diçka që e kemi refuzuar, vetëm një naiv mund t pranojë. Procesi është shumë formal,ulen palët pa kushte, pasja e 20 votave ishte garanci. E kam të dëgjuar mbase Gjekmarkaj e di më mirë, ata e kanë të vështirë krijimin e kuorumit për shkak të mungesës së lidershipit. Siç ndodh rëndom në Shqipëri, kjo s’është më një parti politike. Parlamenti do një forcë serioze përballë”, tha Gjiknuri.

Top Channel