LIVE/ Më shumë se 12 orë seancë. Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen
Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Top Story për Reformën Territoriale, i cili me qëndrimet e tij ka treguar që është kundër hartës së re.
I pyetur nëse do të votonte pro ose kundër, Braçe u përgjigj se ai është mandatuar për të votuar, pa e treguar vendimin.
“Rama tha nëse ti voton kundër, je jashtë këtij Grupi Parlamentar. Jo kush voton, por ‘ti’. Unë jam mandatuar të votoj reforma. Më vjen keq që ky debat shkon në këtë gjë.
Harta territoriale që nga 2014 është bërë në bazë të mazhorancës. Harta territoriale nuk duhet të bëhet për interesat partiak.
Ajo që kam kuptuar gjatë gjithë kësaj kohe ka të bëjë me një deformim të thellë brenda PS. Ti thuash që ke të drejtë, por ti do votosh siç voton shumica e grupit, për mua nuk është demokratike dhe për mua është një deformim i madh. I bën dëm Partisë Socialiste, kjo është më e rëndësishme për mua se sa fati im nesër-pasnesër”, tha Braçe.
Top Channel