“Territorialja, stacioni i radhës i absurdit që prodhon politika shqiptare”, Vangjeli në ‘Top Story’: Të dyja palët e kanë mendjen lokalet e 2027-ës

08/10/2026 21:55

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma komentoi debatin mes mazhorancës dhe opozitës rreth Reformës Territoriale që do të votohet sot në Kuvend.

Vangjeli shprehu se reforma territoriale është një nga stacionet e radhës të absurdit që prodhon politika shqiptare. Sipas tij të dyja palët e kanë mendjen te zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm dhe jo te funksionaliteti që do kenë bashkitë e prodhuara nga reforma.

“Po edhe ky moment që ndodhi është një nga stacionet e radhës së absurdit që prodhon politika shqiptare. Dukej se reforma territoriale do të ishte e vetmja pikë ku pozita dhe opozita do të duhej të binin dakord, për shkak të qëndrimit që ato kanë ndaj reformës së 2014-s.

Të dyja e quajnë atë të papranueshme dhe kanë nevojë të tejkalohet. Pozita e konsideron si një sukses, i cili duhet të çohet më tej, opozita e konsideron si një dështim që duhet të zhbëhet. Diferenca mes të dyja palëve është vetëm te numri i bashkive që do të bëhen: 46 socialistët, 100 demokratët. Duket se të dyja palët nuk i kanë sqaruar ende: pse pikërisht këto shifra? Dhe ndoshta përgjigjja për një gjë të tillë jepet sepse të dyja palët, sërish, e kanë mendjen te probabiliteti, si një paradhomë e zgjedhjeve lokale të vitit tjetër. Pra, këto janë paradhoma, prologu i zgjedhjeve lokale të 2027

Është e vërtetë që në reformën e 2014-s ka pasur zgjedhje të minutës së fundit.

Seanca ishte parashikuar në 24 korrik 2014 dhe e fundit ishte në 31 korrik.

Më shumë se një dyzinë deputetësh dolën nga salla dhe ra kuorumi, asnjë prej tyre nuk janë sot në Kuvend.

Nuk e di askush çfarë ndodhi në 1 javën që pasoi, por aleati i Ramës që shkoi të darkonte, ku u thanë që u mblodhën për të festuar ditëlindjen e njërit prej grupeve të atyre rebelëve dhe nuk dihet se çfarë presionesh apo ofertash u bënë atëherë. Një pjesë e llogarive meskine ishte edhe krijimi i bashkive të Pustecit, Konispolit e Dropullit për të justifikuar një gjë, u bënë dhe gjëra të tjera.

Është dëshmi dëshmitari, jo dëshmi kujtese.

Edhe sot jemi në të njëjtën histori, janë 2 deputetë socialistë që janë kundër kësaj, Braçe insiston, nuk e di deri ku shkon vullneti i zotit Sina, Neomalsorja ka reaguar, por janë 3 socialistë që e detyruan Ramën të thotë: vija e kuqe është këtu, ndërkohë që një deputet e ka pak të vështirë sot të shkojë brenda mesnatës të japë votën”, u shpreh Vangjeli.

 

Top Channel