E thotë presidenti i Federatës Portugeze: Cristiano Ronaldo mund të kthehet me kombëtaren që në ndeshjet e nëntorit
Chelsea rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e Xabi Alonsos iu imponua me autoritet Bournemouth në ndeshjen e javës së 6 duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1.
Chelsea e nisi vrullshëm ndeshjen teksa brenda 6 minutave të para mori avantazhin në 2-0. Ishte Jordan henderson ai që shënoi që në minutën e 2 për të besuarit e Xabi Alonson duke bërë Stamford Bridge të shpërthejë në festë. Por pa u shuar mirë kjo festë, 60 sekonda më vonë Chelsea shënoi edhe golin e dytë, këtë radhë me Morgan Rogers duke e çuar rezultatin në 2-0, shifra që mbetën të tilla deri në fundin e pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, londinezët shënuan sërish, këtë radhë me Joao Pedron dhe rezultati shkoi në 3-0 dhe ndeshja ishte praktikisht e mbyllur. Në minutën e 51, Bournemouth shkurtoi diferencën në 3-1 me golin e Evanilson, por Chelsea u kundërpërgjigj teksa në minutën e 67 shënoi golin e katërt me Joao Pedron që plotësoi dygolëshin personal, ndërkohë që llogaritë e ndeshjes i mbylli ai që i hapi ato, Jordan Henderson që shënoi golin që fiksoi fitoren 5-1 të Chelsea që me këtë sukses shkon në 10 pikë në vendin e pestë të klasifikimit.
Top Channel