FSHF kërkon tjetër finale, Duka: Finale superkupe ose kampionate evropiane të të rinjve

26/05/2022 19:39

Një ditë pas finales së madhe të conference legue në Tiranë presidenti i federatës shqiptare të futboillit Armand Duka në një dalje publike për mediat ka vendosur të përcjellë falenderimet për të gjithë këtë aktivitet të zhvilluar në mënyrë perfekte dhe vë në dukej faktin se ky nuk është thjesht një perceptim i ynë, por edhe i organzatorëve të UEFA-s dhe FSHF-s.

“Vetëm tani e kuptojmë se sa krenarë duhet të jemi për eventin e organizuar dhe krenare nuk duhet të jetë vetëm federata shqiptare e futbollit, por gjithkush. Nëse nuk dot ë ishte një punë e mrekullueshme e policisë së shtetit, nuk do të kishim mundësi të kishim një event kaq perfekte, nëse nuk do të ishte një punë shumë e mirë e Bashkisë së Tiranës, Qeverisë Shqiptare e gjithë administratës së bashkisë dhe gjithë institucioneve e drejtuesëve të aeroportit, kanë bërë një manaxhim perfekt.”- tha presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Ndërkohë në mënyrë të veçuar Duka ka falenderuar kryeministrin e vendit Edi Rama.

‘Dikush mund ta quaj servilizëm, por unë nuk shquhem për një gjë të tillë, kryeministri ka qenë i përfshirë në këtë organizim dhe ka pritur ankesat apo kërkesat tona dhe të UEFA-s, në cdo minut dhe në cdo formë të komunikimit dhe prandaj dua ta falenderoj publikisht.”– tha Duka

Por sot Tirana ngjan një vend bosh, një ditë pas gumëzhitjes së rrugëve nga tifozët dhe festa që solli ky aktivitet, dhe sic thotë shprehja oreksi vjen duke ngrënë, prandaj të gjithë duan të dinë nëse do të kemi ndonjëherë një tjetër aktivitet si ky Shqipëri?

“Pas përfundimit të ceremonisë që po shkonim në hotel, le të themi që filloi një diskutim i ri që ja ne mund të bëjmë mirë dhe pse mosh shohim tani për të pasur një finale superkupe apo ndonjë lloj aktiviteti si kampionate europiane të rinjsh, apo U17, U19 apo U21…i kemi të gjitha mundësitë për t’i pasur.”- tha Duka.

Top Channel