Basket, Teuta kampione merr titullin pasi mundi në finale Vllazninë

26/05/2022 20:01

Teuta është kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022. Durrsakët fituan  68-53 ndaj Vllaznisë në finalen e katërt play off, duke fituar 3 finale dhe automatikisht edhe titullin kampion.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ishte me luhatje nga të dyja ekipet, ku Vllaznia e nisi mire por nuk arriti të kishte vazhdueshmeri.

E mbështetur nga tifozët kuqeblu, shkodranet udhëheqin 24-16 në periodën e parë, por në të dytën vjen përmbysja e Teutës. 20 minutat e para mbyllen 39-35 për durrsakët, që e administrojnë mirë avantazhin dhe udhëheqin 53-44 pas periodës së tretë.

10 minutëshi  i fundit shoqërohet me tensione në fushe por Teuta arrin të administroje mire lojën dhe fiton të gjithë takimin.

Teuta mbron kështu titullin kampion të  fituar vitin e kaluar, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë për të dytin vit me radhë.

 

Top Channel