Ilir Beqaj letër nga paraburgimi drejtuar Xhafajt, Manjës dhe Gogut: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim 24/04 16:25
Mijëra tifozë të Romës kanë mbërritur sot në portin e Durrës për të ndjekur në mbrëmje skuadrën e tyre të zemrës, që luan përballë Feyenoord, në ndeshjen finale të UEFA Conference League.
Disa prej tyre, kanë komentuar edhe trazirat e djeshme në Tiranë.
Sipas tifozëve italianë, që sapo kanë mbërritur në portin e Durrësit aktet e dhunës janë normale në ndeshje të këtij niveli.
“Absolutisht janë normale, duhet ndalur dhuna por është edhe pjesë e lojës, shpresojmë të mos lëndohet askush dhe të jenë të gjithë të qetë”, shprehen ata për mediat.
Top Channel