Ka fituar titullin e fundit të Feyenoordit në Eredivisie, Dirk Kuyt: Ja kush mund ta vendosë finalen

25/05/2022 13:49

Tifozët shqiptarë të futbollit më shumë e kujtojnë për përvojën e tij në krye të Liverpoolit, në Premier League, por Dirk Kuyt ka luajtur në dy periudhë të ndryshme edhe për Feyenoordin e Roterdamit.

Madje titullin e fundit kampion në Eredivisie finalistja e Conference League e ka festuar pak para se ish-sulmuesi i Holandës të varte këpucët në gozhdë. Në intervistën dhënë për gazetarin Andi Deçka, Dirk Kuyt analizon sezonin e Feyenoordit.

Zoti Kuyt, keni qenë pjesë e Feyenoordit kur fituat titullin e fundit në Eredivisie në vitin 2017, ndërsa tani keni shansin të fitoni Conference League…

Eshtë një sezon mjaft impresionues për Feyenoordin. E nisën me një trajner të ri dhe mund të them që ka bërë një punë mjaft të mirë në kampionat. Askush nuk e priste që të Feyenoordi të arrinte finalen e Conference League. Është hera e parë që organizohet ky kompeticion evropian dhe i gjithë Roterdami dhe tifozët janë të entuziazmuar. Edhe unë jam i emocionuar për Feyenoordin. Do të ishte një arritje e pabesueshme nëse e fitojnë këtë trofe. Çdokush është krenar, por në fund ajo që ka rëndësi është të fitosh dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse Feyenoordi fiton, do të ishte e mrekullueshme.

Do të ishte nje sukses nëse fiton në finale jo vetëm për Feyenoordin, por në tërësi për futbollin holandez…

Jemi të vetëdijshëm për disfatën e Ajaxit në finalen e Europa League-s ndaj Manchester United në vitin 2017, ishtë pikërisht ndaj Mourinhos. Mendoj se jo vetëm Feyenoordi bëri mirë në Europë këtë sezon, por edhe Ajaxi, Vitesse dhe PSV, që fituan disa ndeshje. Po i bëjmë një promovim të madh Holandës në Europë dhe shpresoj se më shumë skuadra holandeze do të konkurrojnë për gjëra të mëdha në Europë. Është një ndeshje mjaft interesante. Do të përplasen dy trajnerë me filozofi të ndryshme. Roma është një kundërshtar më difensiv, ndërsa Feyenoordi parapëlqen të luajë futboll sulmues, çka e pamë edhe në gjysmëfinale ndaj Marseille. Ndeshje interesante, ndaj mezi po e pres.

Kush mund të jetë futbollisti që mund ta ndëshkojë Romën?

Sipas mendimit tim, kemi pasur lojtarë mjaft të mirë në këtë edicion. Cyriel Dessers ka shënuar shume gola, por besoj se diferencën do ta bëjë Luis Sinisterra./supersport

Top Channel