Ambasadori i Conference League, Lorik Cana ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i sigurt dhe mikpritës.

“Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe i sigurt, tifozët e Romës do të kalojnë shumë mirë këtu. Është nder i madh për ne që presim këtë finale. Kjo është mundësia që të gjithë të njohin Shqipërinë.”-tha Cana.

Roma dhe Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania”, për finalen e parë të Conference League, të cilën do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”, që është njëkohësisht finalja e parë europiane që zhvillohet në vendin tonë, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar.

Top Channel