Drejtpërdrejt nga fusha ku do të përballen Roma-Feyenoord, Xhihani për Top Channel: Do të doja të fitonte Roma, është një shqiptar

25/05/2022 19:54

Gazetari i “Supersport”, Sokol Xhihani në edicionin qendror të Top Channel foli drejtpërdrejt nga fusha ku do të përballen Roma dhe Feyenoord në finale e Conference League.

Ai u shpreh se në këtë finale duhet të fitojë Roma, sepse në këtë skuadër ndodhet një shqiptar, Marash Kumbulla.

 “Atmosfera është si në çdo stadium tjetër, siç është krijuar, është vërtetë për t’u duartrokitur. Kam qenë në stadiume të ndryshme por emocioni që po ndjej sot nuk mund ta përshkruaj dot. Digitalb është e vetmja media që lejohet të raportojë nga fusha, ajo që dua të them është që është për t’u lënë mbresa. Është një ditë që do e mbaj mend në ggjithë karrierën time profesionale. Do të doja shumë që Roma ta fitojë këtë trofe, pasi aty është një shqiptar, Kumbulla, sepse e meriton, do doja që një shqiptar të ishte fitues”, tha Xhihani.

Top Channel