800 të ftuar VIP në finalen e Conference League, Rama konfirmon pjesëmarrjen

25/05/2022 13:28

800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen finale të UEFA Conference League.

Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Gazetari Muhamed Veliu raporton se zyra e shtypit të kryeministrit ka konfirmuar prezencën e Edi Ramës në stadium, ndërsa nuk dihet nëse presidenti Ilir Meta do të je të në stadium.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë.

 

Top Channel