50 mijë romanistë në “Olimpico”, si u përjetua goli i Zaniolos

25/05/2022 22:39

Roma shpreson të jetë skuadra e parë që fiton trofeun e Conference League dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt triumfit në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit.

Ndërkohë që rreth 20 mijë tifozë po ndjekin finalen në stadiumin kombëtar në Tiranë, 50 mijë romanistë janë mbledhur në mitikun “Olimpico”.

Tetë ekrane gjigante janë vendosur në stadiumin e kryeqytetit italian për 50 mijë tifozët që po ndjekin dhe po shijojnë së bashku duelin që po luhet në Tiranë./Superport

Top Channel