“Respektoni qytetin që na pret”, Rregullat e ultrasve të Romës për tifozët në Tiranë: Të shmangim incidentet me Feyenoord-in

24/05/2022 14:13

35 ultras të Romës dhe dhjetëra tifozë mbërritën këtë mëngjes në portin e Durrësit, për të ndjekur nesër skuadrën e zemrës që luan kundër Feyenoord-it në finalen e UEFA Europa League.

Por, para se të niseshin drejt vendin tonë, ata kanë marrë disa këshilla për mënyrën si duhet të sillen gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë.

Duke kujtuar problemet që kanë pasur në të shkuarën me mbështetësit e Feyenoord-it në Spanjë, ultrasit kërkojnë që tifozët të mos shkaktojnë incidente në Tiranë.

Së pari, shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla.

Së dyti, mos merrni me vete flamuj apo simbole të tjera. Ne do t’jua ofrojmë kur të mbërrini.

Së treti, vendtakimi ku do të grumbullohemi për të shkuar drejt stadiumit do të konfirmohet më vonë.

Së katërti, respektoni qytetin që po na mirëpret”.

Sipas ultrasve të Romës, tifozët e Feyenoord-it kanë bërë thirrje në rrjete sociale që të udhëtojnë të gjithë drejt Tiranës, edhe nëse nuk kanë bileta për në stadium dhe kjo sipas tyre paralajmëron trazira, që ata vetë duan t’i shmangin.

Këtë të mërkurë, më 25 maj, Tirana do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndërsa shënon kështu një moment historik në futbollin shqiptar, pasi për herë parë në vendin tonë organizohet një event i tillë.

Ndërsa duhet edhe një ditë nga finalja e madhe, një nga pyetjet kryesore është se çfarë merr fituesi i Conference League?

Fituesi i trofeut të parë të këtij kompeticioni do të marrë plot 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo tur të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.

Top Channel