Finalja në “Air Albania”/ Zbulohet shuma që do përfitojë fituesi i Conference League

24/05/2022 14:15

Këtë të mërkurë, më 25 maj, Tirana do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndërsa shënon kështu një moment historik në futbollin shqiptar, pasi për herë parë në vendin tonë organizohet një event i tillë.

Ndërsa duhet edhe një ditë nga finalja e madhe, një nga pyetjet kryesore është se çfarë merr fituesi i Conference League?

Fituesi i trofeut të parë të këtij kompeticioni do të marrë plot 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro, ndërkohë të dyja skuadrat në fjalë kanë marrë pagesa për çdo tur të kaluar dhe ndeshje të fituara në fazën e grupeve, që variojnë nga 150 mijë euro deri në 2 milionë euro që ka qenë shifra që përfituan në takimet e gjysmëfinaleve.

Ndërsa kampioni i Conference League, përveç shumës monetare, do të garantojë edhe kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Megjithatë vlen të theksohet se të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League nga kampionatet vendase, Roma në Seria A, pasi e mbylli sezonin në vend të gjashtë dhe Feyenoord në Eredivisie, pasi u rendit në vend të tretë.

Top Channel