Tifozët holandezë dhe italianë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.

Në ndihmë të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH.

Një grup tifozësh po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Një grup tjetër janë në Rrugën e Elbasanit. Policia apo mundohet që t’i shtyjë që të mos krijohen incidente të tjera mes tifozëve.

Një tjetër situatë e rëndë përplasjeje është te ura e Drejtorisë së Tiranës, ku një grupim po kundërshton forcat e policisë, duke shkatërruar çfarë të gjejnë para. Ata kanë lënduar edhe një polic me sende të forta.

Rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me shkopinj e gurë, po përplasen me policinë, tek rruga “Mustafa Matohiti”. Sipasojë e përplasjes një polic ka mbetur i dëmtuar.

Grupi i tifozëve holandezë ishte nisur drejt stadiumit aty ku janë edhe tifozët e Romës, ndërsa policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Tjetër përplasje po ndodh tek Pallati me Shigjeta, ndërsa policia ka bllokuar qarkullimin në këtë anë të Unazës.

Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjeksore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj, gjashtë punonjes policie të patrullës së përgjithshme dhe Shqiponjave, ndërsa 13 tifozë janë shoqëruar.

Gjithashtu një tifoz holandez dhe dy italianë janë plagosur.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA