Video/ Nga “Pazari i ri” te “Air Albania”, UEFA i bën reklamë Tiranës

23/05/2022 13:17

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League.

Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.

Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”

Top Channel