“Roma e forte, Mourinho i frikshëm! Festojmë ne në Tiranë”, Slot karikon Feyenoordin

23/05/2022 14:27

Arne Slot ka respekt të madh për Jose Mourinhon dhe Romën, por edhe shumë besim tek ekipi i tij. Trajneri i Feyenoordit foli për mediet përpara finales së Conference League, që do të zhvillohet të mërkurën e 25 majit në “Air Albania”.

CV e tij është mahnitëse. Mourinho ka fituar shumë finale, por ne duhet të fokusohemi mbi të gjithë tek ekipi i tij, taktika dhe stili i tyre i lojë, pavarësisht se sa finale ka fituar.

Roma është një ekip që di të luajë mirë në ndeshjet e rëndësishme, e ka treguar në ndeshjet me eliminim direkt. Në finale mbërrijnë vetëm skuadrat më të mira.

Kështu që është logjike që do të kemi përballë një ekip të fortë. E njëjta gjë vlen edhe Romën: edhe ata duhet të përballen me një kundërshtar të fortë.

Feyenoord? Ne jemi një skuadër me mentalitet sulmues, na pëlqen të mbajmë topin dhe të luajmë me intensitet të lartë. Ne kërkojmë ta rikuperojmë sa më shpejt topin kur nuk e kemi.

Na pëlqen të bëjmë presing dhe të luajmë një futboll agresiv. Kam idenë që jemi një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, djemtë kanë cilësi për të fituar trofe.

Nuk ia dolëm të fitojmë titullin apo Kupën e Holandës, por kemi shansin të triumfojmë në Europë. Potencial kemi pafund, të tregojmë vetën në finalen e 25 majit në Tiranë”, theksoi 43-vjeçari holandez.

Top Channel