Rekordi unik i milanistit! Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë

23/05/2022 10:45

Akoma nuk i ka mbushur 23 vjeç, por dje fitoi Serie A për herë të parë në karrierë. Brahim Diaz ka fituar edhe tituj të tjerë kampionë: në Angli dhe Spanjë.

Fantazisti i kuqezinjve ka vendosur një rekord tepër të veçantë. Askush nuk ia ka dalë të fitojë Premier League, La Liga dhe Serie A në moshë më të re se lojtari nga Malaga.

Brahim Diaz fitoi titullin me Manchester City katër vite më parë, u shpall kampion i Spanjës me Real Madrid në sezonin 2019/2020, ndërsa tani ia del edhe me Milanin në Itali. Më 3 gusht do të mbushë 23 vjeç…

Top Channel