Presidenti i ri, Rama: Do të presim raundin e tretë, nëse do jetë i njëjti rezultat do të mblidhemi

23/05/2022 20:34

Kryeministri Edi Rama, pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit tha se nmuk ka dialog mes opozitës dhe maxhiorancës.

Ai u shpreh se PS do të presin raundin e tretë dhe nëse do të jetë i njëjti rezultat do të mblidhen e do të diskutojnë për emrin e kryetarit të ri të shtetit.

“Duhen dy për tango, nuk bëhet tango vetëm, s’kemi partner. Politika është shah, është dialog, te të gjitha atë që është fjala nuk ka besim, prandaj po ikën në drejtim të paditur, kemi pasur dy zgjedhje kur unë kam qenë në drejtimin e opozitës, kur ne nuk kishim votat dhe një tjetër kur ne kishim vota. Ne përsëri u ulëm diskutuam, dhamë opsione, nuk ramë dakord edhe ata votuan, ne nuk humbëm, humbi zyra e presidentit, opozita nuk është aty për të imponuar, por për të bërë përpjekjet. Meta nuk ka qenë asnjëherë përveç se pjesë e opozitës. Ajo që ne do të bëjmë është do të presim në raundin e tretë, nëse do të jetë i njëjti rezultat do të mblidhemi dhe do flasim në kryesinë e partisë s’do ta lemë vendin pa president”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA