Rikthimi i 3-të i Sali Berishës ashtu siç pritej, nuk u duartrokit nga ndërkombëtarët.

Rruga e Elbasanit zgjodhi të flasë me heshtje duke lënë të kuptohet se porosia e Uashingtonit ka nisur të zbatohet: Me Berishën kryetar Partia Demokratike do ketë  raport të pamundur me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Si asnjëherë më parë, mesazhi i urimit mungoi dhe nga partitë simotra në Gjermani. I vetmi mesazh që mbërriti në selinë blu nga  CDU/CSU  ishte  pak  para zgjedhjeve, përmes  raportuesit  për Ballkanin, Gunther Krichbaum, i cili paralajmëroi  një pezullim   të Partisë Demokratike nga partitë popullore europiane nëse drejtimin e merr Berisha.

Sali Berisha u përpoq ta kalonte me buzëqeshje  refuzimin qe i bënë amerikanet dhe gjermanet, por ata te cilet nuk  u shfaqen  te lumtur ishin deputetet që bojkotuan procesin dhe nxituan të  sqarojnë pozicionin e tyre.

Orjola Pampuri: Unë jam me linjën e Amerikës.

Por, Oriola Pampuri nuk është e vetmja në radhët e 35 deputetëve demokrat që nuk e njohin dhe as nuk do e pranojnë Berishën si kryetar.

Dhurata Çupi: Sot PD nuk është as e bashkuar dhe as e fortë, ky është lajm i keq, jam e keqardhur për këtë.

Mes demokratëve  ka jo vetëm të lënduar, por nga ata që kanë reflektuar nga 8 janari duke marrë një kthese 360 gradë.

Grida Duma: Vullneti i demokratëve duhet respektuar. Ringritja e Partisë Demokratike do të vijojë edhe me Sali Berishën”

Por, ajo që Grida Duma quan vullnet te demokratëve rrezikon të zhbëhet me një vendim të Gjykatës se  Apelit, që mund t’i prishë festën Berishës.

Kreshnik Çollaku: Deri më sot pa vendosur zyrtarisht  gjykata ne nuk e dime ende kush është statuti i partisë. Ku ta vendosi, mendojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA