Sot zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi në garë për drejtimin e partisë (Zhvillimet)

22/05/2022 08:22

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku garojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Procesi i votimit ka nisur prej orës 8.00 dhe do të mbyllet në orën 20:00. Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka njoftuar se deri në orën 11 sot kanë votuar 14,012 anëtarë të PD-së për kreun e ri të PD-së.

Komisioni i Organizimit ka bërë me dije gjithashtu se pjesëmarrja deri në orën 13:00 sipas qarqeve ka qenë 24 165 anëtarë.

Fillimisht orari i votimit ishte caktuar deri në 18:00 por është shtyrë deri në 20:00 për shkak të kërkesave të larta në qendrat e votimit.

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin,  ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi. Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të zhvillohen përmes parimit një anëtar një votë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sali Berisha votoi në selinë blu rreth orës 10:30 dhe më pas foli para mediave duke i cilësuar zgjedhjet si proces historik. Ai tha se sot shihet drita e shpresës për të ardhmen ndërsa tha se nuk i trembet vendimit të gjykatës, duke theksuar se nuk ka asgjë që e ndal këtë mision historik.

Rreth orës 11:00, Ibsen Elezi hodhi votën në selinë blu dhe përsëriti thirrjen që të mos ketë shkelje pasi nuk do t’i tolerojë.

Tiranë po votohet në 16 degët e kryeqztetit, po ashtu në Kamëz dhe në Paskuqan. Në Lezhë janë 3870 anëtarë që do të votojnë, në Mirditë 1200 anëtarë dhe në Kurbin 1700 anëtarë.

Në qytetin e Fierit po votohet në 6 qendra votimi. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë. Në Mallakastër janë 950 anëtarë, ku pritet të votojnë 500 antarë në qendrën e votimit tek teatri i qytetit. Në Roskovec do të votohet në 2 qendra votimi me afërsisht 650 anëtarë, ku pritet të votojnë 500.

Në Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh. Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.

Në Korçë ka vetëm një qendër votimi në zyrën e degës, numri i listës është 2800 ndërsa aktivë janë 1100 anëtarë. Devolli ka 2400 anëtarë dhe do të jetë një qendër votim e ndare ne 2 komisione. Në Maliqi janë 2200 anëtarë, ku do të votohet me 2 qendra votimi, një në Maliq, një në Pojan me 1000 votues aktivë. Në Ersekë janë dy qendra votimi, Erskë, Leskovik, me rreth 700 anëtarë, afërsisht 400 aktivë. Në Pogradec janë dy qendra votimi, me afërsisht 700 votues aktivë.

Në Dibër do votojnë 1150 anëtarë në Pallatin e Kulturës. Në Bulqizë kutisë së votimit do t’i drejtohen 2200 anëtarë. Në Mat dhe Klos do të votojnë 1300 anëtarë.

1200 anëtarë do votojnë në Krujë në dy qendra votimi, njëra tek selia e partisë në Krujë dhe tjetra në një lokal në Thumanë.

17:09 Pjesëmarrja në deri në orën 15:00/ Kryeson Tirana, ja sa anëtarë kanë votuar gjithsej

Pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00 ka qenë 31.950 anëtarë.Qyteti me më shumë votues mbetet Tirana me 8526 anëtarë ndërsa më pak votues ka pasur në Berat ku kanë votuar 1.072 anëtarë.


16:09 Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, shtyhet orari i votimit deri në 20:00

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka bërë me dije se pas kërkesave të shumta të ardhura nga degë të ndryshme, është vendosur shtyrja e orarit të votimit deri në orën 20:00.

15:08 Pjesëmarrja në votime për Kryetar të PD deri në 13:00, ja cili qytet ka më shumë pjesëmarrës

Pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 13.00, sipas qarqeve, është 24 165 anëtarë.

Votimi

12:14 Zgjedhja e kreut të ri të PD, Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 14.012 anëtarë

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka njoftuar se deri në orën 11 sot kanë votuar 14,012 anëtarë të PD-së për kreun e ri të PD-së.

11:13 Garon me Berishën për kreun e PD, Ibsen Elezi: Nuk do të lejoj asnjë shkelje!

Pas hodhi votën për kreun e ri të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi bëri thirrje që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit. Në fjalën e tij para mediave, Elezi tha se drita e së ardhmes nuk është e kandidattëve, por e demokracisë.  Ai shtoi se ndryshe nga herët e tjera, nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

10:49 Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri! Nuk ka vendim që ndal…

Pas votoi për kreun e ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur proces historik, që finalizon triumfin e partisë. Në një deklaratë për mediat, kandidati Berisha tha se zgjedhjet e PD po mbahen paralel me zgjedhjet “mafioze” të presidentit të ri. I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës, Berisha u shpreh me fjalët “nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.

10:43 I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha voton për kreun e ri të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të votuar për kreun e ri të PD. Pas verifikimit pranë komisionit, në fillim ka votuar Liri Berisha,më pas kryeministri. Vetë Berisha garon sot për kreun e Partisë Demokratike me Ibsen Elezin.

09:33 A do të ketë surpriza? Kukësi voton mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit si kryetarin e ri të PD

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Kukës. Në Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh. Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.

09:25 Fieri voton për kreun e ri të Partisë Demokratike, votohet në 6 qendra

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Fier. Në qytetin e Fierit po votohet në 6 qendra votimi. Në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë. Në Mallakastër janë 950 anëtarë, ku pritet të votojnë 500 anëtarë në qendrën e votimit tek teatri i qytetit. Në Roskovec do të votohet në 2 qendra votimi me afërsisht 650 anëtarë, ku pritet të votojnë 500.

08:58 Zgjedhjet për kreun e PD-së, nis procesi i votimit në Lezhë

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Lezhë.  Procesi i votimit ka nisur në tre bashkitë e qarkut të Lezhës, të cilët do të votojnë mes dy kandidatëve, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit. Gjithsej, në Lezhë do të votojnë 3870 anëtar, në Mirditë 1200 anëtar, ndërsa në Kurbin 1700 anëtar.

08:49 Nis procesi i votimit, gjirokastritët zgjedhin sot kreun e ri të Partisë Demokratike

Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Gjirokastër.  Qendrat e Votimit në Gjirokastër janë çelur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri më 18:00. Anëtarët e PD do të votojnë në 4 qendra votimi për Gjirokastrën.  Në Gjirokastër janë regjistruar për votim 1200 anëtarë. Në Tepelenë 256 anëtarë Në Këlcyrë 570 anëtarë. Në Përmet 470 anëtarë. Në Memaliaj 300 anëtarë. Ne total janë 2796 anëtarë.

08:41 Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Vlorë

Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote më konkretisht në bashkinë Vlorë rreth 1400 antarë, ku procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”. Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot, procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë. Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD-së në këtë degë. Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarve për të votuar.

FOTO GALERI
1/22
Maliq

Top Channel