Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri! Nuk ka vendim që ndal…

22/05/2022 10:49

Pas votoi për kreun e ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur proces historik, që finalizon triumfin e partisë.

Në një deklaratë për mediat, kandidati Berisha tha se zgjedhjet e PD po mbahen paralel me zgjedhjet “mafioze” të presidentit të ri.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës, Berisha u shpreh me fjalët “nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.

Përshëndes demokratët, komisionerët e 108 qendrat e votimit në mbartë Shqipërinë dhe ju uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD. Të votojnë sipas vullneti të lirë dhe kandidatit që duhet. Proces historik jo vetëm për PD po për mbarë Shqipërinë, sepse finalizon triumfin e kësaj partie. Zhvillohet paralel nga një proces mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit të republikës, bazohet mbi grabitjen e votës së lirë së shqiptarëve. Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë“, tha Berisha.

Top Channel