Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, shtyhet orari i votimit deri në 20:00

22/05/2022 16:09

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka bërë me dije se pas kërkesave të shumta të ardhura nga degë të ndryshme, është vendosur shtyrja e orarit të votimit deri në orën 20:00.

Pjesëmarrja në qendrat e votimit ka qenë mjaft e lartë, ku deri në orën 13:00 qyteti më me shumë pjesëmarrje ishte Tirana me 6752 votues, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët e kishte Vlora me 963 votues.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe ishte parashikuar të përfundonte në 18:00.

Top Channel