Nis procesi i votimit, gjirokastritët zgjedhin sot kreun e ri të Partisë Demokratike

22/05/2022 08:49

Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike dhe në Gjirokastër.

Qendrat e Votimit në Gjirokastër janë çelur në orën 08:00 dhe do të qëndrojnë hapur deri më 18:00. Anëtarët e PD do të votojnë në 4 qendra votimi për Gjirokastrën

  1. Në Pallatin e Sportit Gjirokastër
  2. Në ambient privat Bashkia Libohovë
  3. Në ambient privat Njësia Administrative Cepo
  4. Në ambient privat Njësia Administrative Lazarat

Në Cepo votojnë edhe njësitë administratibe Picar dhe Odrie. Ne Gjirokastër votojnë njësitë Gjirokaster, Lunxhëri dhe Antigone  Ne Lazarat votojnë vetëm anëtarët e Lazararit. Në Libohove votojnë njësitë administrative Libohovë, Dropull, Zagorie , Pogon.

Të gjithë antarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identetitetit si dhe çdo kartë të vlefshme antarësie.

Në Gjirokastër janë regjistruar për votim 1200 anëtarë. Në Tepelenë 256 anëtarë Në Këlcyrë 570 anëtarë. Në Përmet 470 anëtarë. Në Memaliaj 300 anëtarë. Ne total janë 2796 anëtarë.

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin, ku i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti i Ibsen Elezi.

Top Channel