Ibsen Elezi

Pas hodhi votën për kreun e ri të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi bëri thirrje që komisionerët të heqin imazhin e 13 qershorit.

Në fjalën e tij para mediave, Elezi tha se drita e së ardhmes nuk është e kandidattëve, por e demokracisë.  Ai shtoi se ndyshe nga herët e tjera, nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, me votën dhe ajo çfarë unë kam bërë thirrje sot që në mëngjes është të heqin imazhin e 13 qershorit, të numërojnë çdo votë. Ka zëra që qarkullojnë se proceset kanë pasur shkeljet nga më të rëndat në të kaluarën. Unë bëj thirrje dhe vjen logjikisht, nuk kam informacion dhe asnjë fakt për shkelje deri tani. Ka qenë situatë e tensionuar që vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta dhe unë kam qenë tolerues. Drita e së ardhmes nuk është as doktori as unë, është demokracia. Jemi në sistem parlamentar se njerëzit duhet të vendosin për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë tek procesi dhe kam pranuar të jem në garë dhe nuk mund të hiqja dorë nga gara se kam luftuar për proceset. Kam toleruar pafundësi shkeljes por sot nëse nuk verifikohet që komisionerët janë korrekt nuk e toleroj”, tha Elezi.

Top Channel