Zgjedhja e kreut të ri të PD, Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 14.012 anëtarë

22/05/2022 12:14

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka njoftuar se deri në orën 11 sot kanë votuar 14,012 anëtarë të PD-së për kreun e ri të PD-së.

Pjesëmarrja deri në orën 11.Shkodër 1287 anëtarë, Lezhe 830 anëtarë, Kukës 1081 anëtarë, Dibër 650 anëtarë, Durrës 1005 anëtarëTiranë 3694 anëtarë, Elbasan 1900 anëtarë, Berat 460 anëtarë, Korçë 1200 anëtarë, Fier 1552 anëtarë dhe Vlorë 570 anëtarë. Në total 14.012 anëtarë të PD kanë votuar deri në orën 1. Komisioni ka qenë në punë deri në orët e para të mëngjesit. Deri pas mesnate kemi pritur kërkesa nga kandidatët. Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani. Parimi ynë, t’i jepet e drejta çdo demokrati. Arsyeja pse kemi vendosur të përdorim listat e 2019, sepse ishin më të plotat. Më mirë kemi preferuar të mbajmë listat e fryra, që kushdo që paraqitet në qendrën e votimit, të ketë të drejtën të votojë. Elezi, përfaqësuesi i tij që në momentin që është regjistruar si kandidat ka pasur akses të plotë te listat. Në database të partisë ka dhe të dhëna personale, pasi kanë firmosur një deklaratë, kanë pasur akses të plotë”, tha Vokshi.

Top Channel