“Sa do doja të ishim edhe ne në garë për Mbappe”, Xavi kujtohet vonë

22/05/2022 14:14

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë financiar, klubi ka probleme të shumta për të zgjidhur dhe ky është shkaku pse drejtuesit katalanas nuk u përfshinë në garën për shërbimet e Kylian Mbappe apo Erling Haaland.

Trajneri i skuadrës katalanase, Xavi komentoi rinovimin e Mbappe me PSG-në, duke theksuar se do kishte dëshiruar që edhe Barcelona të përfshihej në garën për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.

Rëndësi ka që Mbappe të jetë i lumtur, të ndihet i tillë. Do të më pëlqente shumë të tentonim afrimin e tij, por situata është kjo që është. Presidenti ynë ishte i qartë, duke na thënë që nuk kishim shanse të garonim për Mbappe apo Haaland”, tha Xavi./ SuperSport

Top Channel