Fund “thriller” i Premier League-s, Manchester City fiton titullin e tetë në histori

22/05/2022 19:09

Fund triller i Permier League-s. Manchester City triumfoi 2-3 me përmbysje ndaj Aston Villas në “Etihad Stadium”, një një sfidë emocionuese dhe të pazakontë, që nuk u rekomandohet atyre me zemër të dobët, duke fituar titullit e tetë kampion në histori, një sukses i arritur me “fotofinish”, pasi edhe Liverpooli iu imponua 2-1 Wolverhamtonit në “Anfield”.

Njeriu vendimtar për këtë fitore të pabesueshme të City-t ishte Ilkay Gundogan, që shënoi golin e parë për të tijtë në minutën e 76-të dhe vetëm dy minuta më vonë barazoi rezultatin Rodri, me një godidje nga jashtë zonës. Golin e përmbysjes së madhe e shënoi pikërisht Gundogan në minutën e 82-të, finalizim që i dha titullin kampion Manchester City-t për të dytin vit radhazi.

E pavlefshme fitorja 3-1 e Liverpoolit ndaj Wolves. Sapo nisi loja, “ujqërit” befason me golin e Netos (3’) që vuri jo pak në presion “The Reds”. Gjithsesi në minutën e 24-t barazoi Mane, ndërsa dy golat e fundit u shënuan në fundin e sfidës nga Salah dhe Robertson.

Top Channel