Finalja e Conference League, Mourinho: Jam i lumtur, do vizitoj Shqipërinë për herë të parë

22/05/2022 17:51

E mërkura e 25 majit do të jetë një moment historik për vendin tonë, pasi për herë të parë në Shqipëri do të luhet një finale europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Në konferencën e dhënë për mediet në Romë, trajneri i skuadrës italiane, Jose Mourinho ka theksuar se është shumë i kënaqur që kjo finale do të luhet në Shqipëri, për faktin se është një nga pak vendet ku portugezi shton se nuk ka luajtur ndonjëherë, por edhe sepse siç thotë vetë ai në vendin tonë ka shumë miq.

“Finalja në Shqipëri për mua është një kënaqësi. Një kënaqësi e dyfishtë, kënaqësi sepse luajmë në finale dhe sepse shkoj për herë të parë një një prej pak vendeve në Europë ku nuk kam luajtur, kënaqësi edhe sepse kam miq në Tiranë”, deklaroi tekniku.

Përgatitjet për finalen e Conference League kanë javë që kanë nisur dhe tashmë të gjithë janë në pritje të dy skuadrave që të vijnë në vendin tonë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA