Taksohen të vetëpunësuarit/ Financat po disktojnë taksimin progression ose një pagesë fikse

20/05/2022 19:59

Pasi i lehtësoi profesionistët e lirë vitin e kaluar nga heqja e tatim fitimit dhe rritja e pragut të Tatimi mbi Vlerën e Shtuar duke i trajtuar si biznese të vogla, tashmë qeveria pranon se skema ka krijuar diferencime dhe kërkon t’i taksojë ata njëlloj si të punësuarit.

Janë disa variante që Financat po shqyrtojnë në draftin e ri që do të bëhet publik në qershor për taksimin e profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime.

Njëri prej tyre përfshin taksimin progresiv njëlloj siç është për pagat dhe një tjetër alternativë e mundshme lidhet me vendosjen e një taksë fikse.

Njëra formë është progresiviteti, dhe një formë tjetër është taksimi lump-sam, pra biznesi do të ketë mundësi të zgjedhë ndërmjet taksimit progresiv, apo në bazë të kategorisë së qarkullimit që gjeneron të ketë një tatim lump-sam, që është një risi që do të filloj më këtë ligj nëse do të miratohen me të gjitha elementet e tij. Forma e taksimit ‘lump-sam’, që pritet të jetë pjesë e këtij ligji ka të bëjë me përcaktimin e një tarife fikse mbi të ardhurat që është shumë e lartë, dhe kjo metodë përdoret kryesisht për të thjeshtuar administrimin e ligjeve tatimore, si dhe për të shmangur ankesat e tatimpaguesve se barra tatimore është e rëndë”.

Por, ndryshimet ligjore nuk shënjestrojnë vetëm profesionistët e lirë, pasi ndërhyrjet pritet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të prekin edhe kategori të tjera.

Ka edhe elementë të rëndësishëm të cilët lidhen me detajimin më të mirë të të ardhurave personale, qoftë për dividendin, qoftë për interesat që përfitohen nga sistemi bankar. Do ketë disa elementë të shtuar në deklarimin individual të të ardhurave, të DIVA-s”, tha Ibrahimaj.

Për ekspertët ndërhyrjet që synojnë forcimin e ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat vijnë në një moment të papërshtatshëm dhe gjasat që të krijojë shtigje të tjera informaliteti janë të mëdha.

“Pasojat që mund të ndodhin nga kjo janë të lidhura sa me kaosin që do shkaktojë në treg pasi të gjithë do rimendojnë pozicionin e tyre, me humbjen e besimit të bizneseve te politika e qeverisë për lehtësira, tendenca për të forcuar kapacitetet e korrupsionit i cili rigjallërohet në këto hapësira bosh. Fut në diskriminim një pjesë të caktuar të bizneseve të cilët nuk trajtohen njësoj si bizneset e tjera që vazhdojnë të jenë të përjashtuara“, shpjegon Eduart Gjokutaj, ekspert kontabël.

Përfshirja e profesionistëve të vetëpunësuarve si noterët, dentistët, avokatët apo farmacistë dhe profesionistë të tjerë në skemën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale ishte një kërkesë e vazhdueshme edhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar që po asiston Financat në këtë drejtim si dhe e Bankës Botërore.

Top Channel