Rrezikon Europën, Atalanta merr vendimin për trajnerin Gasperini

20/05/2022 14:20

Në Itali janë të sigurt, drejtuesit e Atalanta-s kanë vendosur që, pavarësisht rezultatit të javës së fundit të kampionatit (kundër Empoli-t), do të vazhdojnë me trajnerin torinez, Gasperini që ka edhe dy vite kontratë.

Pra, ka apo jo një kualifikim për në arenën europiane, Gasperini është trajneri i cili ka besimin e drejtuesve. Pikërisht puna e jashtëzakonshme e tij me skuadrën është vlerësuar edhe në një sezon ku vështirësitë nuk kanë munguar, por duket se drejtuesit janë të palëkundur dhe të bindur në aftësitë e italianit.

Drejtuesit po mendojnë për një cikël të ri dhe në qendër do të jetë përsëri Gasperini dhe në verë Atalanta pritet të jetë aktive dhe të rikthehet përsëri në pjesën e sipërme të renditjes.

Top Channel