Kampionati i mundjes, zhvillohet kupa e 9-të në Ostren të Bulqizës

20/05/2022 12:26

Pas dy vjetësh ndërprerje për shkak të pandemisë,në Ostren të Madh të Bashkisë Bulqizë është rikthyer sërish kampionati i mundjes.

Kjo ishte  Kupa e 9-të në  mundje tradicionale sport ky qe zhvillohet në natyrë. Sportistë të grupmoshave te ndryshme, jo vetem nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet ne mbarë vendin për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Dibra, Maqedonia, Kosova , si dhe sportistë veteran te ketij sporti ndër vite ishin pjesëmarrës në aktivitet.

Në garë ishin tre grupe,  të rinjtë deri 15 vjeç ku fitues u shpall Blaund Bytyçi nga Prizereni , për grupin e dyte 15-20 vjeç fitues u shpall, Enrik Muça dhe per grupmoshën mbi 20 vjeç fitues  u shpall Arjan Danaj i Ostrenit, i cili fitoi kupen dhe dashin.

Top Channel