Dvorani dhe Ina Rama kandidatë për president? Berisha: Kanë kryer veprimtari antikushtetuese, janë në ndjekje penale

20/05/2022 13:23

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës ditën e sotme ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj dy emrave që mund të vijnë si propozim nga mazhoranca Ardian Dvorani dhe Ina Rama, Berisha tha se që të dy janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë.

Berisha: Të dyja palët janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Adrian Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 metër katrorë në një kohë kur apartamenti është 128 metër katrorë. Ai ka deklaruar se Albtelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që ky kishte për apartamentin e tij dhe më pas ka dhënë 9 vendime kundër agjencive shtetërore në favor të Albtelecomit, për t’i shpërblyer 17 mijë euro.

Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë. Ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë. Këto janë komentet e mia për të dy këta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA