Bajrami dhe Asllani drejt Napolit? Presidenti i Empolit: Si qëndron e vërteta

20/05/2022 23:01

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë ndër më të talentuar tek Empoli. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë shumë mirë në sezonin e parë në Serie A.

Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi është ndalur edhe te dy lojtarët shqiptarë në prononcimin e dhënë për Radio Kiss Kiss.

Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për merkato. Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket merkatos”, deklaroi Corsi./ SuperSport

 

Top Channel