Tentoi të kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara, arrestohet 53-vjeçari turk në Rians

19/05/2022 09:40

Një 53-vjeçar është arrestuar në Rinas nga policia kufitare pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente te falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi turk S. H., 53 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit S. H., kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentet e tij të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ai kishte paraqitur, ishin me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”, shtetasit J. I., 53 vjeç, banues në Mal të Zi, dhe N. H., 48 vjeç, banues në Maqedoni, pasi kanë transportuar me automjet shtetasin S. H. dhe kanë patur dijeni që ky shtetas kishte dokumente të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA