Tashme Rihanna dhe partner i saj ASAP Rocky janë bërë zyrtarisht prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa deri më tani nuk ka detaje për emrin që ata kanë zgjedhur.
Sipas TMZ djali ka ardhur në jetë më 13 maj, ndërsa nuk dihet arsyeja që ata e kanë mbajtur të fshehur për kaq kohë këtë lajm.
Hera e fundit që Rihanna u pa ishte më 9 maj në Los Angeles për fundjavën e Ditës së Nënës, ku ajo dhe Rocky hëngrën darkën në “Giorgio Baldi”.
Gjatë janarit çifti njoftoi se ishte në pritje të një fëmije, por gjithmonë kanë kursyer detajet në lidhje me shtatzëninë e këngëtares.
Daljet e saj në publik kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ndërsa nuk ka nguruar të tregojë barkun e rrumbullakosur.
Top Channel