Kush shkon në Europë/ Të gjithë skenarët e mundshëm të renditjes së Superiores

19/05/2022 19:25

Abissnet Superiore është në sprintin final, pasi kanë mbetur vetëm dy javë për të ulur siparin e një sezoni që ka dhënë thuajse të gjithë verdiktet, me Tiranën që është shpallur kampione, Laçin që ka siguruar vendin e dytë, Egnatian në zonën Play Out dhe Dinamon e Skënderbeun në Kategorinë e Parë.

Aktualisht Partizani ka 52 pikë, i ndjekur nga Vllaznia e Kukësi me nga 49 dhe Teuta me 46, teksa të katër skuadrat shpresojnë për Europën, por çfarë ndodh nëse dy skuadra do të kenë të njëjtën kuotë pikësh?

Rregullorja e Superiores e parashikon qartë që aspekti i parë vendimtar, është përballja direkte mes ekipeve me pikë të barabarta, më pas vjen golavarazhi i përballjeve direkte dhe në fund golavarazhi total i kampionatit.

Më poshtë kemi sjellë të gjithë kombinimet e mundshme, duke u bazuar te rezultatet e ndeshjeve direkte të të katër ekipeve që janë në garë me njëra-tjetrën për një vend në Europë dhe pikërisht pikët e golavarazhin, që do të vendosin nëse e mbyllin me pikë të barabarta.

Skenari 1. Nëse Partizani dhe Kukësi e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen kryeqytetasit që kanë grumbulluar 7 pikë në përballjet direkte, kundrejt 4 të verilindorëve dhe kanë një golavarazh 9-4.

Skenari 2. Nëse Partizani dhe Vllaznia e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen shkodranët që kanë grumbulluar 6 pikë në përballjet direkte, kundrejt 3 të kryeqytetasve dhe kanë një golavarazh 3-2.

Skenari 3. Nëse Partizani dhe Teuta e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen të kuqtë që kanë grumbulluar 9 pikë në përballjet direkte, kundrejt 3 të durrsakëve dhe kanë një golavarazh 9-3.

Skenari 4. Nëse Kukësi dhe Vllaznia e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen verilindorët që kanë grumbulluar 4 pikë në përballjet direkte, po aq sa shkodranët, por kanë një golavarazh 4-3.

Skenari 5. Nëse Kukësi dhe Teuta e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen “djemtë e detit” që kanë grumbulluar 8 pikë në përballjet direkte, kundrejt 2 të verilindorëve dhe kanë një golavarazh 8-4.

Skenari 6. Nëse Vllaznia dhe Teuta e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë më lart renditen shkodranët që kanë grumbulluar 6 pikë në përballjet direkte, kundrejt 3 të durrsakëve dhe kanë një golavarazh 7-5.

Por çfarë ndodh nëse tre apo katër skuadra e mbyllin me pikë të barabarta? Edhe në këtë rast merren në konsideratë rezultatet në takimet direkte, por këtë herë mblidhen pikët në përballjet mes të tre apo të katër ekipeve në garë.

Skenari 1: Partizani, Kukësi dhe Vllaznia me pikë të barabarta:

Skenari 2: Kukësi, Vllaznia dhe Teuta me pikë të barabarta:

Skenari 3: Partizani, Vllaznia dhe Teuta me pikë të barabarta:

Skenari 4: Partizani, Kukësi dhe Teuta me pikë të barabarta:

Skenari 5: Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta me pikë të barabarta:

Krahas këtyre skenarëve, vlen të theksohet se nëse Vllaznia mbetet jashtë 4-shes së parë, por fiton Kupën e Shqipërisë, atëherë merr vendin e fundit në eliminatoret e Europës, duke lënë duarbosh skuadrën që do të renditet e katërta.

Këto janë të gjithë kombinimet e mundshme, teksa tashmë fjalën e ka fusha e blertë, me skuadrat që do të zbresin në të ditën e shtunë dhe të enjten e ardhshme, për të përcaktuar se cili nga skenarët do të mbetet në fuqi./ SuperSport

Top Channel