Futbollisti brazilian me pasaportë ruse i jep fund në moshën 31-vjeçare: Dua të qëndroj me familjen!

19/05/2022 17:55

Mund të vazhdonte pa frikë të mbetej aktiv në botën e futbollit edhe për tre apo katër sezonet e ardhshme, mirëpo Mario Fernandez ka zgjedhur t’i japë fund karrierës në moshën 31-vjeçare. Fernandes prej 10 viteve ishte pjesë e CSKA Moscow ndërsa vendosi të tërhiqet përfundimisht nga bota e futbollit me arsyen për t’i dedikuar më shumë kohë familjes.

Fernandes, i cili është me kombësi brazialiane zgjodhi të përfaqësonte Rusinë në arenën ndërkombëtare. Me kombëtaren ruse, 31-vjeçari ka koleksionuar 33 paraqitje ndërsa ka shënuar edhe pesë gola.

Sakaq, tifozët e CSKA do të kenë mundësi të përshëndeten me Fernandes në ndeshjen e fundit ndaj Rostov ndërsa klubi rus i ka ftuar të gjithë fansat për të qenë të shumtë në stadium dhe për t’i dhuruar një lamtumirë të denjë lojtarit që i shërbeu për 10-vite klubit.

Top Channel