Ciro Immobile shënon “golin” e katërt, familja së shpejti me gjashtë anëtarë

19/05/2022 20:11

Ciro Immobile dhe bashkëshortja e tij Jessica janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Ka qenë vetë sulmuesi i Lazios që ka bërë njoftimin në rrjetet sociale, në prani të fëmijëve të tjerë, përmes një video në profilin e bashkëshortes në Instagram.

“Duhet t’ju ​​themi se ka një foshnjë në barkun e mamit”, dëgjohet zëri i Immobile, duke befasuar Michelan, Giorgian dhe Mattian, tre fëmijët e tjerë të çiftit të lumtur. “5 + 1” shkruan Xhesikann teksa përqafon fëmijët e saj, duke iu referuar zgjerimit të familjes së sulmuesit bardhekaltër. Ciro dhe Jessica Melena janë të martuar që nga viti 2014.

Top Channel