‘Vllaznia’ kampione, vajzat shkodrane marrin trofeun e këtij sezoni

18/05/2022 19:57

Për të 9-tin vit me radhe, Vllaznia në futboll për femra është shpallur kampione e Shqipërisë. Ndeshja e fundit përballë Skënderbeut të Korçës, ishte vetëm një formalitet për vajzat shkodranë pasi matematikisht ishte e shpallur kampione, 5 pike larg vendit të dytë që mbahet nga Apolonia e Fierit.

Në këto 9 vite, Vllaznia nuk ka pësuar asnjë humbje dhe për presidentin Lazer Matija dhe trajnerin Nikolin Leka, motivimi i vajzave vështirësi me vete.

Njëkohësisht Ardiola Raxhimi, duhet të kujdeset për djalin e saj edhe të mbrojë portën e Vllaznisë.

Objektivi i Vllaznisë për këtë sezon është kalimi në turin e 16-të skuadrave me të mira të Europes. Vitin e kaluar ekipi Shkodran u eleminua në Champions League nga ekipi i Juventusit.

 

Top Channel