Thuchel konfirmon largimin e mbrojtësit, por kthen Brojën te Chelsea

18/05/2022 19:09

Mbrojtja e Chelsea-t po zbrazet tërësisht. Antonio Rüdiger ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit dhe Andreas Christensen tashmë e ka mendjen te Barcelona.

Aq sa qendërmbrojtësi danez i kërkoi trajnerit të tij, Thomas Tuchel, të mos merrte në konsideratë për finalen e FA Cup, siç raportoi “The Guardian” pak ditë më parë. Mbrojtësi nuk është ndier mirë gjatë gjithë javës, diçka që nuk e kishte penguar të luante titullar në ndeshjen e së mërkurës përballë Leeds United.

Chelsea pati një marrëveshje verbale me lojtarin për të rinovuar kontratën që i përfundon në fund të sezonit, mirëpo firma nuk erdhi. Christensen tashmë po mendon për Barçën. Jo vetëm kaq. Lojtari ka vendosur të mos luajë në dy ndeshjet e fundit të Premier League-s.

“Unë nuk jam i sigurt se ai do të marrë pjesë nesër ose fundjavë,” – shpjegoi Tuchel në konferencë për shtypin këtë të mërkurë. – “Andreasi më tha mëngjesin e ndeshjes së FA Cup se ai nuk ishte gati për të luajtur apo për të qenë në stol. Ai kishte arsyet e tij, që do t’i mbajë private. Ne kemi pasur situata të ngjashme në javët e fundit. Nuk ka gjasa q ai të luajë në dy sfidat e fundit.”

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Leicester City-t, Tuchel foli edhe kthimin e Brojës dhe Connor Gallagher, të dy të huazuar, të cilët kanë pasur një sezon të mirë respektivisht te Southamptoni dhe Crystal Palace përkatësisht:

“Ata do të kthehen, me siguri. Lojtarët jepen në huazim që të kthehen si lojtarë më të mirë dhe më me përvojë pastas vendos së çfarë do të ndodhë me ta”, përfundoi Thuchel.

Top Channel