Inside Story/ Humbjet kolosale, vetëm për 12 vite i kemi vënë flakën një pasurie prej 1,5 mld dollarë

18/05/2022 22:51

Masakra mbi pyje ka vijuar pa ndalur përgjatë tre dekadave ndërkohë donatorët kanë hapur qesen për ti mbrojtur. Nga viti 1995 deri sot, Banka Botërore ka shpenzuar plot 40 mln dollar për ruajtjen e pyjeve shqiptare.

“Para ka patur dhe ka plot, menaxhimi i fondeve dhe granteve që kanë ardhur ka qenë dhe lë për të dëshiruar, Ministria e Mjedisit duhet të ndërmarrë projekte që lidhet me ndryshimet klimaterike pasi ka fonde pa fund”, u shpreh eksperti mjedisit, Mehmet Meta.
Si pasojë e ndërhyrjeve brutale aktualisht Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe në Evropë përsa i përket pasurisë pyjore.
Sipas një dokumenti të përgatitur nga ministria e mjedisit më 2018-ën, në Shqipëri pyjet janë aq të varfëra sa prodhojnë vetëm 57.7 m3/ha lëndë drusore. Për të kuptuar se sa larg vendeve të rajonit jemi, mjafton të themi që Sllovenia e ka normën mesatare plot 346 m3/ha lëndë drusore.
Është e qartë se Shqipëria i ka pyjet vetëm në hartë, por nuk ka pemë në terren. Kjo vërtetohet më së miri edhe nëse i referohemi shembullit të Malit të Zi. Ky vend ka një sipërfaqe pyjore thuajse të njëjtë me vendin tonë, por vëllimi i lëndës drusore në Shqipëri nuk arrin as gjysmën e nivelit të Malit të Zi. Konkretisht, referuar vëllimit total të fondit pyjor në këmbë, Shqipëria është vetëm sa 43% e Malit të Zi, ndërsa po t’i referohemi volumit mesatar në m3/ha Shqipëria është sa 45% e shtetit fqinj.
E gjithë kjo diferencë e madhe përkthehet në miliarda euro të munguara.
Për të ilustruar se sa kolosale është humbja nga pyjet le të marrim një rast konkret. Nëse u referohemi të dhënave që na servir EFFIS një institucion ndërkombëtar me mision ruajtjen e pyjeve, zjarret në Shqipëri kanë djegur 240,367 ha përgjatë periudhës 2009-2021. Vlera e shkatërrimeve përgjatë kësaj periudhe nga zjarret në fondin pyjor shkon sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë.
Më konkretisht duke përllogaritur koston e ripëllyzimit të një ha sipërfaqe të djegur, vlerën e lëndës drusore të djegur dhe shërbimet e munguara, vetëm për 12 vite, i kemi vënë flakën dhe kemi shpërdoruar një pasuri me vlerë marramendëse prej 1.5 mliardë dollarë. Ndërkohë që e gjithë vlera financiare e pyjeve në vendin tonë e përllogaritur nga Ministria e Mjedisit është rreth 4.2 miliardë dollarë.
a-240,367 x 5000 euro=1,201,835,000 euro
b-55m3x240,367 x 20euro=264.403.700
c- 240,367 ha x 57.8ton CO2/ha x 4 Euro/ton = 55.572.850 Euro/vit.
A+B+C=1.521.811.500 euro
“Është një shifër kolosale, ndërkohë që duhet të presim një shekull për të patur ato pyje që kemi djegur”, u shpreh eksperti mjedisit, Abdulla Diku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA