“Luftë” për ujin e Burimasit të Maliqit, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit

05/10/2026 17:19

Banorët e fshatit Burimas i janë rikthyer protestës së tyre duke kundërshtuar punimet e ujësjellësit që parashikon marrjen e ujit nga burimi i këtij fshati me qëllim furnizimin e fshatit Zvezdë.

Kjo është protesta e katërt që zhvillohet nga banorët të cilët shprehen të vendosur kundër këtij investimi.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre kundër këtij investimi pasi janë të bindur se mund të rrezikohet furnizimi i tyre me ujë të pijshëm.

Ndërkohë edhe më herët përfaqësues të ujësjellësit kanë sqaruar se projekti nuk cënon furnizimin me ujë të pijshëm për banorët.

Top Channel