Finalet janë të mallkuara për të, 40-vjeçari i Rangers kërkon revansh

18/05/2022 12:23

Asnjëherë nuk është vonë në futboll, edhe nëse i ke kaluar 20 vite jetë. Allan McGregor, portier i Glasgow Rangers, shpreson të fitojë trofenë e parë evropian në karrierën e tij, sonte, në “Sanchez Pijzuan”, përballë Eintrachtit të Frankfurtit, në finalen e Europa League.

I ka shkuar shumë afër edhe në vitin 2008, po në radhët e Rangers, mirëpo në atë finale skuadra skoceze u mposht 2-0 nga Zeniti në stadiumin e Manchester City-t (Allan McGregor, atëherë 26 vjeç, gjithsesi nuk luajti për shkak dëmtimi).

14 vite më pas, Rangers dhe Allan McGregor janë sërish në finale dhe nuk duan të dështojnë për herë të dytë. Portieri veteran nuk është i vetmi i mbijetuar i asaj finaleje fatkeqe. Me të ishte edhe Steven Davis, ende pjesë e Rangers, që ushqen të njëjtën dëshirë për hakmarrje si kolegu i tij në portë.

Një marrëdhënie fatkeqe ajo e McGregor me finalet e kupës. Në vitin 2014, kur luajti për Hull City, skocezi arriti në aktin e fundit të FA Cup kundër Arsenalit, por pa mundur ta fitojë. Pavarësisht epërsisë së dyfishtë të Hull-it pas 8 minutash lojë, Topçinjtë në fund morën trofeun me golin e Aaron Ramsey-t në kohën shtesë.

Top Channel