Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Finlandën dhe Suedinë në rast të ndonjë “agresioni” të jashtëm që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të tyre, ndërkohë që anëtarësimi i tyre në NATO është në shqyrtim. Presidenti amerikan përsëriti mbështetjen e tij për ofertën e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke thënë se kjo do të “forconte më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
“Finlanda dhe Suedia janë partnerë me ne prej kohësh. Ndërsa kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar, SHBA-të do të punojnë me dy vendet për të reaguar ndaj çdo kërcënimi kundër sigurisë sonë të përbashkët”, tha Biden.
Biden do të mirëpresë këtë të enjte homologun e tij finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Shtëpinë e Bardhë të si një shfaqje e fortë e mbështetjes. SHBA është vendi i fundit që ofron mbështetje për të dy vendet në rast të ndonjë agresioni, me disa të tjerë që ofrojnë garanci të ngjashme.
Ndërkohë presidenti i Turqisë pasi dy vendet paraqitën sot kërkesën për anëtarësim në NATO tha se Suedia dhe Finlanda nuk mund të presë që Ankaraja të miratojë aplikimin e tyre, si vende që sipas tij tregojnë terroristë.
“Ne vazhdojmë të respektojmë përgjegjësitë tona brenda aleancës, aktualisht jemi ndër vendet që i japim më së shumti mbështetje aktiviteteve të aleancës, por kjo nuk do të thotë se do t’i themi “po” çdo propozimi pa diskutim. ” Zgjerimi i NATO-s ka kuptim për ne në masën që respekton ndjeshmëritë tona. Të mbështesësh organizatën terroriste PKK-YPG në të gjitha mënyrat dhe në të njëjtën kohë të presësh mbështetje nga ne për t’u bashkuar me NATO-n është, për ta thënë lehtë,është jo konsistente”, tha Erdogan.
Tashmë nëse kapërcehet kjo pengesë nga Turqia , dhe bisedimet e pranimit rrjedhin pa problemeve të mëtejshme, të dy vendet mund të bëhen anëtarë brenda pak muajsh. Edhe pse procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, NATO-ja dëshiron të lëvizë shpejt duke pasur parasysh kërcënimin rus .
Top Channel