Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha flet me krenari për punën e tij në Këshillin e Sigurimit, ku si përfaqësues i Shqipërisë ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë dhe ka dënuar vrasjes e mijëra cilëve në vend.

Shqipëria dhe SHBA-ja u bënë nismëtare të rezolutës që dënon sulmin rus. Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Top Story”, Hoxha shprehet:

Do t’ju them si jam ndjerë. Ndihem krenar çdo ditë që vij në Këshill. Kjo dhomë është shtëpia ime e dytë. Janë dy rezoluta që janë paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA. Rezoluta e parë ka qenë për të dënuar agresionin, që u vetua nga Rusia.

Rezoluta e dytë për të cilën Këshilli është mbledhur një të shtunë pasdite ka qenë për ta transferuar çështjen nga Këshilli i Sigurimit tek Asambleja e Përgjithshme, ku pastaj u paraqit një rezolutë tjetër që u miratua me 122 vota”.

Shqipëria po përgatitet për të marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Hoxha thekson se të gjitha shtetet anëtare kanë të drejta të barabarta.

 

Në Këshill nuk ka ndarje vende të vogla dhe të mëdha, ka vetëm permanente dhe të përkohshme”, shprehet ai. 

Top Channel