Numri 1 i UEFA-s zbulon mesazhin e Mourinhos rreth finales së Tiranës: Ishte i emocionuar!

17/05/2022 18:34

Më datë 25 maj, vëmendja e opinionit sportiv në Europë do të jetë e gjitha e përqendruar në Tiranë teksa stadium Air Albania do të mirëpresë finalen e edicionit të parë të Uefa Conference League.

Një trofe i cili do të diskutohet nga Roma dhe Feynoord, ndërsa kompeticioni më i ri në Europë ka fituar simpati të madhe, madje vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin zbulon telefonatën me trajnerin e Romës, Jose Mourinho duke theksuar se portugezi ishte shumë i emocionuar rreth finales së Tiranës.

“Ka pasur shumë skepticizëm rreth Conference League, por mora një mesazh nga Jose Mourinho pas kualifikimit të Romës në finale dhe ishte shumë i emocionuar. Nuk kam marrë në jetën time aq shumë zemra në një mesazh, madje as nga vajzat”, theksoi slloveni.

Top Channel